Flash News

E-TJERA

Këlliçi: Trump do udhëheqë botën, do godasë emigrantët që merren me veprimtari kriminale

Këlliçi: Trump do udhëheqë botën, do godasë

Ish-deputeti i PD-së Belind Këlliçi nga Amerika deklaroi se presidenti i ri Donald Trump do të godasë emigrantët që merren me veprimtari kriminale.

Duke folur në News 24, ai u shpreh se Trump do ta udhëheqë jo vetëm Amerikën, por edhe botën.

"Radhë njerëzish donin të shihnin betimin e Trump. Uashingtoni sot është me rrugët bosh e me të ftohtë polar. Trump premton se Amerikën do ta ketë të parën. Donald Trump tha se tashmë do të ketë vetëm dy gjini. Rikthimi i fokusit tek emigrimi i paligjshëm, kryesisht për kartelet e drogës dhe organizatave kriminale.

Trump do godasë emigrantët që janë përfshirë në veprimtari kriminale. Donald Trump po ecën në rrugën që ka premtuar në fushatë. Trump do të udhëheq me vendosmëri SHBA-të dhe botën", u shpreh Këlliçi . 

 

 

Të fundit