All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Këmbëngulin për bojkot por kërkojnë sponsor, Liga e Profesionistëve do të ndryshojë emër

All - Paragraf - 1

Këmbëngulin për bojkot por kërkojnë sponsor, Liga e

Teksa kanë bojkotuar kampionatin me qëllim plotësimin e kërkesave nga ana e qeverisë, Liga e Profesionistëve po kërkon një sponsor gjeneral për sezonin e ri.

All - Paragraf - 3

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, Liga ka renditur përfitimet e sponsorit që ndër të tjera do ketë të drejtën e emrit të Kategorisë Superiore.

Më tej, në njoftim është vendosur edhe çmimi dysheme, 10 milion lek të reja.

Kujtojmë se Liga e Profesionistëve ka mbajtur qëndrim të palëkundur sa i përket bojkotit të kampionatit, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Njoftimi i plotë:

Liga Profesioniste e Futbollit njofton se po kërkon një sponsor gjeneral për sezonin e ri të Kampionatit Shqiptar “Kategoria Superiore”.

Sponsori Gjeneral përfiton ndër të tjera të drejtën e emrit të Kategorisë Superiore (Superligës) dhe shumë përfitime të tjera të cilat janë pjesë e një pakete të kompletuar sponsorizimi.

Kompanitë e interesuara të paraqesin ofertën e tyre duhet të jenë kompani me imazh dhe reputacion të shkëlqyer në nivel kombëtar dhe/ose ndërkombëtar.

Paketa e sponsorizimit propozohet për sezonin futbollistik 2020/21 me kërkesën e Ligës për një çmim dysheme prej 10 milionë lekësh, lexohet ndër të tjera në njoftimin e Ligës së Profesionistëve.

Këmbëngulin për bojkot por kërkojnë sponsor, Liga e

Të fundit