Flash News

E-TJERA

"Kemi djemtë tanë në Amerikë", Ish-ambasadori flet për interesin e lartë për zgjedhjet në SHBA, tregon dy arsyet

"Kemi djemtë tanë në Amerikë", Ish-ambasadori flet

Ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Fatos Tarifa tha se qytetarët amerikanë e dinë se ku shkon vota e tyre, ndërsa shtoi se rallë ka ndodhur që në zgjedhjet amerikane të vidhen votat.

Ai tha se interesi i lartë për zgjedhjet presidenciale në SHBA vjen për arsye. Roli i saj për çështjet ndërkombëtare dhe emigracioni i lartë i shqiptarëve në Amerikë kanë sjellë këtë interes të lartë, shtoi Tarifa për "Real Story"

"Interesi i shqiptarëve për çfarë ndodh në Amerikë është legjitim. Emigracioni shqiptar në Amerikë është shtuar dhe ndaj kemi interes.

Problemi është se nuk po synojmë të bëhemi si Amerika. Është një model i keq për shtete të vogla si Shqipëria. Rezultati që pritet të dalë do pasqyrojë atë realitet qe ka Amerika. Qytetaret amerikane kur shkojne te votojne e dijne se ku do te shkoje vota e tyre. Rralle ka ndodhur ne zgjedhjet amerikane te vidhen votat e qytetareve", tha Tarifa.

Të fundit