Flash News
Shqiptari plagoset rëndë në Greqi, niset me urgjencë drejt Athinës
Punonjësi i policisë ra nga pallati në Tiranë, AMP: Nuk ka pretendime nga efektivi për presion
Gjendet pa shenja jete 36-vjeçari në Durrës, dyshimet e para nga policia
Policia zbulon laborator dr*ge sintetike, arrestohen 13 shqiptarë në Belgjikë
Rriten lehtë temperaturat, si parashikohet moti në fundjavë
Kemi "Kampion global antikorrupsion", por fitojmë vetëm "kampionate" globale korrupsioni...
Nga Gent Strazimiri
Këta të dy, janë të vetmit shqiptarë që mbajnë një titull global "kampioni" apo "rekordmeni", të dy me çertifikim ndërkombëtar.
Majtas është Ymer Pampuri, peshëngritës, "kampion olimpik" dhe "rekordmen botëror", fitues i "Medaljes së Artë" në lojrat olimpike të Mynihut 1972, titull i cili vlente edhe për Kampionatin Botëror të Peshëngritjes për atë vit.
Djathtas është Ardian Dvorani, mbajtës i titullit "Kampion Global i Anti-Korrupsionit", për vitin 2021....
Nuk dihet kur është zhvilluar ky kampionati anti-korrupsion në Shqipëri, por është e çertifikuar ndërkombëtarisht se "Kampionati i Korrupsionit" zhvillohet vit për vit dhe Shqipëria vit për vit "fiton" 25-30 vende më lart në renditjen e korrupsionit, jo të anti-korrupsionit...
KAQ!
P.S. Gëzuar "Ditën Ndërkombëtare Antikorrupsion", meqë ra llafi!