Flash News
Tronditi Athinën/ Kjo është shqiptarja që u vra me çekiç nga i shoqi
"E vrava për xhelozi", ky është shqiptari që ekzekutoi gruan me çekiç në Athinë
Gjykata Kushtetuese 'rrëzon' kërkesën e Malltezit, lë në fuqi "arrestin shtëpiak"
Mashtruan italianët dhe përfituan rreth 4 mln euro, arrestohen 2 vëllezërit
Ishte me një grua në makinë, policia zbardh vdekjen e 47-vjeçarit në Korçë
“Kemi patur debate me kolegë nga Ballkani”, presidenti gjerman flet për integrimin e Shqipërisë
Presidenti i Gjermanisë, Frank Ëalter Steinmeier ka folur për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE dhe se sa do të ndikojë në këtë proces lufta në Ukrainë.
Ai tregoi se kanë patur edhe debate me kolegë nga Ballkani Perëndimor. Më tej presidenti gjerman vuri theksin edhe te kushtet që duhen përmbushur. Steinmeier do të zhvillojë një vizitë në vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Nuk e di, nëse do ta përshpejtojë, por udhëtimi im synon pikërisht të sinjalizojë se Ballkani Perëndimor nuk është aspak i lënë në harresë. Natyrisht, ne kemi patur edhe debate me kolege dhe kolegë nga Ballkani Perëndimor, të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre se mos dëshira e Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Evropian do të trajtohet ndoshta më shpejt se të gjitha kandidaturat e tjera të bëra nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
E kuptoj padurimin, por si shumë të tjerë, edhe unë do t'u siguroj se Ballkani Perëndimor nuk është aspak i harruar. Dhe udhëtimi në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri shërben gjithashtu për të dërguar mesazhin për të gjithë rajonin: Nëse do të bëjnë progresin përkatës në vendet e tyre, atëherë edhe rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian do të bëhet më e menaxhueshme”, tha ai për ‘DW’.