Flash News

E-TJERA

Këndi i kulturës/ Ku mund të argëtoheni këtë fundjavë në Tiranë

Këndi i kulturës/ Ku mund të argëtoheni këtë

"Politiko.al", sjell këndin e kulturës, ku informon qytetarët për aktivitet artistike që do të organizohen në Tiranë në fundjave dhe përgjatë javës së ardhshme.

“Nuk duhet ta thoshte”- Teatri Kombëtar, ArTurbina

Këndi i kulturës/ Ku mund të argëtoheni këtë

9 shkurt, ora 19.00

Salla 'Central 400' / arTurbina

“Testamenti”-Teatri Kombëtar, ArTurbina

Këndi i kulturës/ Ku mund të argëtoheni këtë

Autor/regjisor: Leka BUNGO

Interpret: Viktor ZHUSTI

10-11 shkurt, ora 19.00

Broadway Night”-Qendra Eventus

Këndi i kulturës/ Ku mund të argëtoheni këtë

“Broadway Night” eshte nje shfaqje teatrale muzikore me skenar te shkruar ne shqip.

Kjo shfaqje vjen per publikun shqiptar si nje komedi romantike, e cila lidh te gjithe kenget e programit ne nje shfaqe te mirefillte Musical.

Permbajtja teatrale e skenarit, i cili eshte shkruar enkas per kete program, tregon momentin, kur nje familje emigranesh shqiptare ne USA, krenohen me suksesin artistik te vajzes se tyre, e cila kendon ne nje shfaqje Musical ne Broadway Theater ne New York.

Vajza, per habine e prinderve, eshte dashuruar me nje djale artist shqiptar dhe te dy sebashku kane vendosur te largohen nga USA dhe te kthehen ne Shqiperi.

Shfaqja shoqerohet me situata komike dhe romantike, duke percjelle njera pas tjetres kenge te ndryshme nga repertori me i njohur Musical sic jane:

The Wicked, Chicago, Mamma Mia, Cats, Sweeney Todd, The greatest Showman, Grease, Highschool Musical, We will rock you etj , kenge keto qe do te performohen krejtesisht live nga protagonistet dhe bandi i shfaqjes

Biletat i gjeni MyTicket.al


Pik' Vese – Recital nga Vesa Luma

Këndi i kulturës/ Ku mund të argëtoheni këtë

Koncerti recital i rikthimit të këngëtares Vesa Luma do të mbahet në datë 11 Shkurt, ora 19:00 në vendin ku Vesa ka dalë për herë të parë në skenë, në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Çmimet e biletave do të jenë:

• Zona PLATEA – 2000 Lekë
• Zona GALERIA / LOZHA – 1500 Lekë

Biletat i gjeni:
1. Online në www.myticket.al
2. Sporteli i TKOB

 “Il maestro di Capella” -TKOB

Këndi i kulturës/ Ku mund të argëtoheni këtë

Opera për fëmijë dhe familje “Il maestro di Capella” vjen si një bashkëpunim i TKOB me Orkestrën e Forcave të Armatosura, nën dirigjimin e Dritan Lumshit.

Në rolin e maestros është baritoni Artur Vera, ndërsa në clavicembalo Etrita Ibrahimi.

Të shtunën dhe të dielën në orën 11:00 në hollin koncertor të TKOB.

Biletat i gjeni çdo ditë pranë biletarisë së TKOB nga ora 10:00 deri në orën 14:00 dhe nga ora 16:00 deri në orën 20:00.

"Mister stetoskopi" - Teatri i Kukullave

Këndi i kulturës/ Ku mund të argëtoheni këtë

Këtë fundjavë Teatri i Kukullave ofron një shfaqje të re. Ajo jo vetëm është argëtuese por edhe ju informon se si të kujdesemi për shëndetin, e si duhet të mbrohemi nga virozat, që kaq shumë na shqetësojnë në këto kohë.

"Mister stetoskopi" kjo shfaqje do të jetë këtë të shtunë dhe të dielë për të gjithë ju fëmijë në sallën "Tonin Harapi" në Liceun Artistik "Jordan Misja".

Ju presim fëmijë dhe së bashku të mbrojmë veten tonë nga viruset!

Shfaqja "Mister stetoskopi"

10 Shkurt, E Shtunë Ora 10 : 30 ,11 : 30

11 Shkurt, E Dielë Ora 10 : 30 ,11 : 30

Ju njoftojmë se biletat mund të tërhiqen vetëm pranë Liceut artistik "Jordan Misja" çdo të shtunë dhe të diel nga ora 09:00-12:00.

"Të kujt janë këpucët" –Teatri i Metropolit

Këndi i kulturës/ Ku mund të argëtoheni këtë

Një tregim magjik për fëmijë 3-12 vjeç!

Njihuni me historinë e ndjeshme të rivalitetit mes motrave në botën e Imelda Baglady. Eldamina dhe Madelina, dy motra në një udhëtim emocionesh dhe dashurie.

Eldamina, e madhja, adhuron të kërcejë si Hirushja, madje mbajti edhe këpucët e famshme prej qelqi! Por gëzimi i saj hijezohet nga xhelozia ndaj motrës së saj të vogël.

Ndërsa Imelda Baglady, me një karakter unik, përcjell rrëfimin, duke ndërtuar histori rreth objekteve të saj të dashura, përfshirë një palë këpucë të veçanta, pretenduar se janë nga Hirushja.

Në një moment zemërimi, Eldamina hedh këpucët e çmuara në liqen, duke shkaktuar ngjarje që ndryshojnë jetën e familjes së tyre.

Udhëtimi i Eldaminës për të gjetur këpucët çon në një realizim emocionues të dashurisë për motrën e saj të vogël, duke ia dhuruar në fund këpucët e Hirushes.

Çdo të shtunë dhe të diel

Ora 11:00

 

Të fundit