Flash News

E-TJERA

Këndi i kulturës/ Njihuni me aktivitetet e javës në Tiranë

Këndi i kulturës/ Njihuni me aktivitetet e javës në

"Politiko.al", sjell këndin e kulturës, ku informon qytetarët për aktivitet artistike që do të organizohen në Tiranë përgjatë  javës.

Ditën e sotme, në orën 18:30 hapet ekspozita kushtuar novelave grafike të artistëve Igli Uruçi si shkruesi i katër narrativave dhe Endri Beqo si ilustruesi i tyre. Këto katër histori ekspozohen në qendrën e artit "Agimi" nga data 10-11-12-13.

Këndi i kulturës/ Njihuni me aktivitetet e javës në

Po ashtu në datat 10, 11 nëntor në qendrën e artit "Agimi"  do të mund të ndiqni premierën e shfaqjes “Flaka & Baruti”.  Me aktoret Delinda Disha dhe Linda Jarani, komedia italiane do të sjellë tek publiku nga Madi Selimi, realitetin e hidhur sa dhe komik mes çifteve.

Këndi i kulturës/ Njihuni me aktivitetet e javës në

Nga data 15, 16, 18,19 nëntor në TKOBAP do të vihet në  skenë "Attila" një opera nga Giuseppe Verdi, me libret nga Temistocle Solera. 

Tema është marrë nga tragjedia “Attila, König der Hunnen e Z. Ëerner. Premiera absolute e veprës u zhvillua më 17 mars 1846, në Teatro La Fenice, në Venecia. PROLOG: Në Aquileia rreth mesit të shek.V Odabella, vajza e të zotit të qytetit, ka humbur të gjithë familjen e saj pas plaçkitjes së hunëve dhe synon të hakmerret ndaj Attilës, duke e vrarë atë.

Këndi i kulturës/ Njihuni me aktivitetet e javës në

Gjenerali romak Ezio, i vetëdijshëm për dobësinë e perandorit të tij, i ofron Attilës një aleancë për sa kohë që Italia është e sigurt; por Attila e refuzon me përbuzje.

Të fundit