Flash News

E-TJERA

Këndi i kulturës/ Njihuni me aktivitetet e javës në Tiranë

Këndi i kulturës/ Njihuni me aktivitetet e javës në

"Politiko.al", sjell këndin e kulturës, ku informon qytetarët për aktivitet artistike që do të organizohen në Tiranë në fundjave dhe përgjatë javës së ardhshme.

Deri më datë 20 janar në Galerinë FAB, do të gjeni ekspozitën e radhës  "UDHËT V" . Realizuar me punimet e pedagogëve të Fakultetit të Arteve të Bukura.

Gazmend Leka / Genc Mulliqi / Vladimir Myrtezai / Sadik Spahija / Fatmir Miziri / Kreshnik Xhiku / Ardian Isufi / Edmond Gjikopulli / Albes Fusha / Shpëtim Kërçova / Vladimir Llakaj / Merita Selimi / Mikel Temo / Ilir Butka / Ilir Kaso / Helidon Haliti / Edison Çeraj / Lindar Muça / Harri Ale.

Këndi i kulturës/ Njihuni me aktivitetet e javës në

Gjithashtu TKOB KA organizuar një sërë aktivitetesh,  i pari prej tyre do të jetë koncerti simfonik me muzikë shqiptare, “Simfonitë e Shpirtit”, të kompozitorëve të mirënjohur, Feim Ibrahimi dhe Aleksandër Peçit. Ky koncert do të vijë më 13 janar.

Këndi i kulturës/ Njihuni me aktivitetet e javës në

Më pas vijon koncerti i  Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore i titulluar “Jehona tonë”. Më 20 dhe 21 janar TKOB sjell kompozimet e grupit legjendar “Queen”, që ndryshuan historinë e muzikës botërore, interpretuar nga Orkestra Simfonike e TKOB-së.

Këndi i kulturës/ Njihuni me aktivitetet e javës në

Ndërsa fundin e muajit, do ta presim nën tingujt e pianos së të madhit Stefano Bollani, në një koncert vokalo-simfonik.

Të fundit