Flash News

E-TJERA

Këndi i kulturës/ Njihuni me aktivitetet e javës në Tiranë

Këndi i kulturës/ Njihuni me aktivitetet e javës në

"Politiko.al", sjell këndin e kulturës, ku informon qytetarët për aktivitet artistike që do të organizohen në Tiranë në fundjave dhe përgjatë javës së ardhshme.

Gjatë ditës së nesërme deri më datë 28 Janar,  në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, do të mund të gjeni dramën e "Kuqja". “E kuqe” vepër nga autori John Logan vjen në skenën teatrore me regji nga Altin Basha. Mark Rothko është në studion e tij në Nju Jork në vitet 1958/59, pasi është porositur të pikturojë një grup muralesh për restorantin e shtrenjtë dhe ekskluziv “Four Seasons”.

Këndi i kulturës/ Njihuni me aktivitetet e javës në

Ai i jep urdhra ndihmësit të tij, Kenit, ndërsa Keni përzien bojërat, bën kornizat dhe përgatit pikturat. Keni, megjithatë, përfundimisht vë në dyshim teoritë e artit të Rothkos dhe pranimin e tij për të punuar në një projekt të tillë tregtar. Nga ana e tij, Rothko nuk i pëlqen ngritja e artit pop.Në fund, Rothko ndalon së punuari në projekt dhe vendos të kthejë paratë. Ai i shpjegon Kenit se “Four Seasons” është një vend i papërshtatshëm për të parë muralet e tij. Në role janë aktorët Gentian Zenelaj dhe Urim Aliaj.

Drama “Nëna” do vijojë të shfaqet në Teatrin Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” në Tiranë më datat ,26,27,28 janar. Kjo vepër me autor Florian Zeller  është përkthyer nga Adriana Tolka dhe regji nga Mehmet Xhelili. Shfaqja “Nëna” do të ngjisë në skenë aktorët Ema Andrea, Helidon Fino, Enisa Hysa dhe Xhuliano Brisku.  Skenografia dhe video do të realizohen nga Albert Dedja, me kostumografi nga Sofi Kara, e asistent regjie Klajdi Malellari.

Këndi i kulturës/ Njihuni me aktivitetet e javës në

Vepra “Nëna”, e cilësuar nga autori i saj Florian Zeller si një farsë e zezë, na ofron  me mprehtësi të jashtëzakonshme dhe na ballafaqon, më shumë sesa me një histori, me një përvojë që krijohet nëpërmjet saj. Në qëndër të shfaqjes drama e nënës, me sëmundjen, krizën dhe dhimbjen e saj, por edhe personazheve të tjerë që e shkaktojnë apo janë edhe vetë viktima të saj. Dashuria amtare për të birin, largimin e të cilit nga shtëpia nëna e përjeton si tradhëti dhe nga devijimet e mundshme patologjike që e shoqërojnë. Kësaj i shtohet situata paralele e një martese, e cila për këtë arsye dhe për arsye të tjera është duke pësuar dekadencën e saj.Mesazhet e fuqishme të veprës artikulojnë  jo përgjigjen, por pyetjen egzistenciale të klithur nga nëna në fund të pjesës: Përse u desh të ndodhte kështu?

Ndërsa dhjetë ditëshin e fundit të janarit do të rivihet në skenë shfaqja për fëmijë “Gjyshja ime perfekte”, në datat 19,20,21,25,26,27,28. Kjo është një komedi plot të papritura dhe teknologji për fëmijët, pjesë e programit “Edukimi Përmes Artit”. Shfaqja me tekst dhe regji nga Endri Çela interpretohet nga  kasti i aktorëve: Kleard Gërmenji, Adriana Tolka, video grafic designer Renato Aliçkolli, muzika nga Florjan Hoxha, koreografia: Aledia Kondaj, kostumografia nga Sofi Kara, skenografia Beqo Nanaj, video Shot Marjo Cani, ndriçimi nga Taulant Kotorri, as. regjisor Joan Mezini.

Këndi i kulturës/ Njihuni me aktivitetet e javës në

Shfaqja “Gjyshja ime perfekte”  i zhvillon ngjarjet shumë vite më vonë, saktësisht në vitin 2137, ku në katin e 55-të të një kulle në Tirana City, jeton një djalë i vogël, me emrin 03. Ai jeton me dy prindërit e tij, me dy vëllezërit binjak çamarrokë dhe me një gjyshe tipike shqiptare, 136 vjeçare. Tepër i bezdisur nga gjyshja 136-vjeçare, ai u kërkon ndihmë vëllezërve dhe nëpërmjet një çipi që ia vendosi gjyshes në tru, ata fillojnë ta komandojnë dhe ta transformojnë gjyshen si të duan.

Gjithashtu mbrëmjen e sotme në oren 21:30 në "The Jac " në mbështetje të artistëve të rinj, ka përzgjedhur Kristi Karkanaqe, për t’i dhuruar sonte disa minuta në skenën mikpritëse të The Jack.Dhe si gjithmonë, të zotët e shtëpisë, me Elton Dedën & Jack Band onstage, që ju kanë munguar për disa ditë, sërish me ju! 
Këndi i kulturës/ Njihuni me aktivitetet e javës në

Ndërsa në datën 29 janar do të jetë koncerti me Stefano Bollanin.

 

Të fundit