Flash News

E-TJERA

Këndi i kulturës/ Njihuni me aktivitetet e javës në Tiranë

Këndi i kulturës/ Njihuni me aktivitetet e javës në

"Politiko.al", sjell këndin e kulturës, ku informon qytetarët për aktivitet artistike që do të organizohen në Tiranë në fundjave dhe përgjatë javës së ardhshme.

Më datë 5- 6 shkurt në Teatrin Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" do të keni mundësinë të ndiqni Komedinë  e Dario Fo “Martesë me kushte”, me regji të Altin Bashës, dhe interpretim të dyshes Olta Daku dhe Gazmend Gjoka.

Këndi i kulturës/ Njihuni me aktivitetet e javës në

Në të njejtin vend deri më datë 4 shkurt do mund të ndiqni dramën "NËNA", e cilësuar nga autori i saj Florian Zeller si një farsë e zezë, na ofron me mprehtësi të jashtëzakonshme dhe na ballafaqon, më shumë sesa me një histori, me një përvojë që krijohet nëpërmjet saj. Në qëndër të shfaqjes drama e nënës, me sëmundjen, krizën dhe dhimbjen e saj, por edhe personazheve të tjerë që e shkaktojnë apo janë edhe vetë viktima të saj.

Këndi i kulturës/ Njihuni me aktivitetet e javës në

Dashuria amtare për të birin, largimin e të cilit nga shtëpia nëna e përjeton si tradhëti dhe nga devijimet e mundshme patologjike që e shoqërojnë. Kësaj i shtohet situate paralele e një martese, e cila për këtë arsye dhe për arsye të tjera është duke pësuar dekadencën e saj. Mesazhet e fuqishme të veprës artikulojnë, jo përgjigjen, por pyetjen egzistenciale të klithur nga nëna në fund të pjesës: Përse u desh të ndodhte kështu? Përse u desh të ndodhte kështu?

Këndi i kulturës/ Njihuni me aktivitetet e javës në

"Testamenti” me autor e regjisor Leka Bungon luhet në 4 shkurt ora 19:00 në skenën e Teatrit Kombëtar me interpretimin e aktorit të njohur Viktor Zhusti.

Lajme të mira ka edhe më të vegjlit tanë, në ambientet e Qendrës së Artit Agimi, datat 1-10 shkurt shënojnë zhvillimin e “AniFest”, një festival ndërkombëtar i filmave i dedikuar fëmijëve dhe adoleshentëve!

Shfaqet e filmave do të jepen në hapsirat e Qendrës së Artit Agimi dhe do të sigurohemi që t’ju përditësojmë me eventet dhe programin në vazhdimësi!

Të fundit