Flash News

E-TJERA

Këndi i kulturës/ Tirana vishet "kuq e zi", njihuni me aktivitetet e javës

Këndi i kulturës/ Tirana vishet "kuq e zi", njihuni me

"Politiko.al", sjell këndin e kulturës, ku informon qytetarët për aktivitet artistike që do të organizohen në Tiranë në fundjave dhe përgjatë javës së ardhshme.

Ditën e nesërme në TKOBAP në orën 19:00 do të luhet “SIMFONITË E SHPIRTIT”. Koncert instrumentalo-simfonik, me vepra të dy kompozitorëve shqiptarë, secili përfaqësuesi i denjë i epokës së tij: Feim Ibrahimi, reformatori i muzikës shqiptare dhe Aleksandër Peçi, kompozitori më kontemporan i saj.

Këndi i kulturës/ Tirana vishet "kuq e zi", njihuni me

Ndërkohë në të njëjtin vend në kuadër të ditës së Pavarësisë me 28 nëntor do të luhet: “E bukura more".  Ky etno-muzikal përshkon nëpërmjet riteve, zakoneve, këngëve, valleve, veshjeve gjithë hapësirën shpirtërore të shqiptareve, duke krijuar një histori unike.

Të vegjlit tanë të shtunën në Liceun Artistik "Jordan Misja", do të mund të ndjekin shfaqen “E BIJA E HËNËS DHE DIELLIT”, në orën 10:30.

"Burra pa gra”, një komedi e hidhur e tejet cinike, e autorit italian Angelo Longoni, është shfaqur mbrëmë premierë në sallën e vogël të Universitetit të Artit e do të vijojë të shfaqet përgjatë gjithë kësaj fundjave, nën intepretimin e Valdrin Hasanit e Andi Begollit.

Është historia e dy burrave, e dy artitëve të rinj, me pasione e karaktere krejt të ndryshëm, që ndajnë se bashku të njëjtat vështirësi të jetës.

Në kuadër të Festave të Nëntorit, me pjesëmarrjen e nxënësve të kursit të skenografisë/kostumografisë të QKKF-së këtë të hënë në Muzeun Historik Kombëtar do të hapet një ekspozitë pikture, me tematikë atdhetare.

Gjithashtu me rastin e 111-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, më 28 Nëntor 2023, në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në orën 19.00, do të zhvillohet koncerti i madh festiv “Folk Fest 2023”.

Me rastin e festimeve të ditës së Pavarësisë së Shqipërisë në ora 10:00-13:00,  41 vite pas premierës do të luhet shfaqja: "NËNTORI I DYTË” .

Këndi i kulturës/ Tirana vishet "kuq e zi", njihuni me

Më 29 nëntor, në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me gjethe”do të ketë ekspozitë me rastin e Çlirimit të Shqipërisë dhe rrugëtimit autoritarist që mori vendi në periudhën 1944-1991

 Më 30 nëntor ora 11:00-13:00 në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit do të luhet një shfaqe e versionit të restauruar e “PËRRALLË NGA E KALUARA”.

Këndi i kulturës/ Tirana vishet "kuq e zi", njihuni me

 

Të fundit