Flash News

E-TJERA

“Keni dosje te kapica”, reagimi i Dumanit dhe Çelës ndaj akuzave PD–PS në Kuvend

“Keni dosje te kapica”, reagimi i Dumanit dhe Çelës ndaj

Drejtuesit e Institucioneve të Drejtësisë do të raportojnë sot në Kuvend për punën e tyre dhe do t’iu përgjigjen pyetjeve të deputetëve.

Seanca u shoqërua me debate mes mazhorancës dhe opozitës, pasi kjo e fundit akuzoi qeverinë se i ndaloi pyetjet ndaj krerëve të institucioneve të drejtësisë pasi nuk duan të zbulohen skandalet e tyre.

“Shqetësimet personale i keni ju. Ju jeni në konflikt interesi, sepse keni dosje të kapica atje dhe prandaj doni që të heshtë opozita”, deklaroi deputeti Luçiano Boçi në Kuvend.

Mirëpo, teksa opozita dhe mazhoranca hidhnin akuza ndaj njëra – tjetrës, krerët e institucioneve të drejtësisë i ndiqnin nga llozhat e Kuvendit.

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela i ndoqi akuzat mes palëve i heshtur. Por, ndryshe ndodhi me Altin Dumanin dhe Adnan Xholin, pasi këta të dy u fiksuan nga kamerat teksa bisedonin me njëri-tjetrin.

“Keni dosje te kapica”, reagimi i Dumanit dhe Çelës ndaj “Keni dosje te kapica”, reagimi i Dumanit dhe Çelës ndaj

Të fundit