Flash News

E-TJERA

Keni një ftesë nga Komisioni Hetimor, a do shkoni? Meta i shmanget pyetjeve politike, uron festën e Fiter Bajramit

Keni një ftesë nga Komisioni Hetimor, a do shkoni? Meta i shmanget
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë në Komunitetin Mysliman Shqiptar. Gjatë prononcimit për gazetarët ai iu shmang pyetjeve politike, duke përqëndruar vetëm te dita e sotme.

Presidenti Ilir Meta u pyet nëse do të paraqitet në seancën dëgjimore në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij, ndërsa Kreu i Shtetit u përgjigj shkurt: Vazhdojmë festën dhe mbarësi e gëzim të gjithëve.

Ai ka uruar edhe një herë besimtarët myslimanë, duke u ndalur te sakrificat dhe solidariteti që kanë treguar për të sëmurët e të varfërit.

“Ishte kënaqësi për të uruar sot vëllezërit e komitetit tonë mysliman me rastin e festës së Fiter Bajramit, duke uruar të gjithë besimtarët, por edhe qytetarët shqiptarë, për të vlerësuar sakrificat e tyre, sidomos gjatë kësaj periudhe të vështirë, edhe për shkak të pandemisë.

Shprehim mirënjohje edhe për ndihmat që ata kanë dhënë për të sëmurët, të varfrit. Urojmë që këto sakrifica të na frymëzojnë të gjithëve për një shoqëri më solidare, më të drejtë, më njerëzore, më të bashkuar dhe më në paqe”, tha Meta.

Të fundit