Flash News

E-TJERA

“Keni një gjobë”/ Policia: Mos e hapni këtë mesazh nëse ju vjen në celular

“Keni një gjobë”/ Policia: Mos e hapni këtë

Policia ka ndarë këtë të mërkurë një paralajmërim për të gjithë qytetarët në lidhje me një mesazh që po qarkullon kohët e fundit, në lidhje me shlyerjen e gjobave online.

Sipas raportimeve, mesazhi që mbërrin në celular i kërkon qytetarit të paguajë online gjobat për shkeljet e qarkullimit rrugor, por sipas policisë, ky është vetëm një mesazh “phishing” dhe linku që e shoqëron nuk duhet klikuar.

“Ky rast përbën një tentativë mashtrimi kibernetik (phishing), me qëllim përfitimin e paautorizuar të të dhënave personale, numrave të telefonit, të dhënave të automjeteve, të dhënave bankare, PIN-eve dhe kodeve të aksesit në llogari online, duke i ekspozuar qytetarët ndaj rrezikut të humbjeve financiare dhe abuzimit me identitetin e tyre”,- thuhet ndër të tjera në njoftim.

Të fundit