Flash News

E-TJERA

“Keni qasje kritikuese, mungon diskutimi nga opozita”/ Debat mes ish-ministres dhe Pampurit

“Keni qasje kritikuese, mungon diskutimi nga opozita”/ Debat mes

Ish-ministrja e Financave Anila Denaj dhe deputetja demokrate Oriola Pampuri kanë debatuar lidhur me propozimet e opozitës.

Denaj e ka konsideruar debatin e opozitës vetëm si kritikues dhe jo sugjerues. Ajo tha për “Breaking” se propozimet duhet të jenë konkrete.

Ky pretendim nuk është pranuar nga Pampuri, e cila tha se thuajse të gjitha propozimet e opozitës nuk janë marrë parasysh, ndërsa solli në vëmendje rastet.

Pjesë nga debati:

Anila Denaj: Duhet të ketë debat që të thuhet se ky nen duhet ndryshuar, jo të bëhet debat kot. Kolegët e opozitës kanë një qajse kritikuese por kur vjen çështja për të ndryshuar nene konkrete ky diskutim është i munguar.

Oriola Pampuri: Unë jam dakord që nuk duhet të themi se nuk është bërë kjo apo jo, por duhet të japim dhe propozimet tona. Kemi kemi thënë për uljen e TVSH-së, ne kemi propozuar paketën e rezistencës por sigurisht duke përllogaritur edhe minimunim jetik në vend.

Pardje që ishte Kongresi i PS kam dëgjuar ministren e Shëndetësisë, që tha se do të shtojnë listën e barnave të rimbursueshme, ndërkohë që PD ka propozuar që kjo listë e barnave të jetë me barna që vijnë nga vendet të sigurta kryesisht nga BE dhe të ketë më shumë larmishmëri barnash. Ne jemi përballur me kundërshti në propozimet tona dhe më e fundit ishte ulja e TVSH-së.

Anila Denaj: Do jem shumë e lumtuar që këtë debat që po e bjëmë këtu ta thellojmë më tej në komision sepse është shumë e rëndësishme që të gjitha këto debate të bëhen dhe të arrihet në debate konstruktive deri në zgjidhjen e krizave.

Të fundit