Flash News

E-TJERA

“Keni të drejtën e vetëvendosjes për gjuhën dhe pronën”, si provokoi Mitsotakis nga Himarë

“Keni të drejtën e vetëvendosjes për gjuhën dhe

“Pakica etnike greke në Shqipëri është ura e miqësisë midis Greqisë dhe Shqipërisë”, ka thënë kryeministri Kyriakos Mitsotakis në qytetin jugor shqiptar të Himarës, ku kreu një vizitë njëditore.

Duke iu drejtuar një turme në bregdetin e qytetit, Mitsotakis tha se “Unë jam dhe do të mbetem mbështetës i rrugës europiane të Shqipërisë dhe detyrimi i Shqipërisë është të respektojë plotësisht të drejtat tuaja në çështjen e vetëvendosjes, në çështjen e gjuhës dhe në çështjen e të drejtave tuaja pronësore”, duke shtuar se ishte krenar që ishte kryeministri i parë grek që vizitonte Himarën, shkruan media greke Kathimerini.

Deklarata e kreut të qeverisë greke merr një rëndësi të madhe për shkak se zyrtarisht në Himarë nuk ka minoritet grek dhe bashkia nuk ndodhet në zonën kufitare me Greqinë.   

Kryeministri u shoqërua nga fituesi i medaljes së artë olimpike, Pirros Dimas, i cili është me origjinë nga Himara.

Të fundit