Flash News

E-TJERA

Keqkuptimi me një tuit të Elon Mask që 'kushtoi' miliarda dollarë

Keqkuptimi me një tuit të Elon Mask që 'kushtoi'

sipas ABC Australia

Askush nuk kishte dëgjuar me parë për këtë kompani të vogël amerikane të quajtur "Signal Advance" deri javën e kaluar, kur Elon Musk aksidentalisht, e bëri të famshme.

Në një twitt, njeriu më i pasur në botë u tha 42 milion ndjekësve të tij vetëm: "Përdorni Signal".

Shumë prej tyre e ndoqën atë urdhër verbërisht dhe iu kushtoi shumë shtrenjtë.

Ata menduan se Musk po u thoshte të blinin aksione në një firmë të vogël të pajisjeve mjekësore (Signal Advance). Kështu që ata e bënë, pa e ditur se çfarë ishte në të vërtetë.

Duke miratuar strategjinë "blej tani, mendo më vonë", ata ngritën çmimin e aksioneve të kompanisë me një rritje mahnitëse prej 11,708 përqind (në vetëm tri ditë).

Vlera e saj e tregut u rrit nga rreth 55 milion dollarë amerikanë në mbi 6 miliardë dollarë në një periudhë shumë të shkurtër kohore. Kjo është ajo që ndodh kur çmimi i aksionit të kompanisë tuaj kërcen (nga 60 cent në 70,85 dollarë amerikanë) pothuajse brenda natës.

Fatkeqësisht, ata e keqkuptuan plotësisht ato që shefi i Tesla po përpiqej të thoshte.

Ai thjesht u tha njerëzve që të shkarkonin një aplikacion të koduar të mesazheve të quajtur "Signal" - mos spekuloni pa mend me një emër pothuajse identik.

Pasi e kuptuan që ata morën "Sinjalin e gabuar", aksionet e tij u shitën sikur të mos kishte të nesërme.

Ata që atëherë kanë rënë në 13,54 dollarë amerikanë, duke e çuar vlerën e tregut në një vlerë prej 1,2 miliardë dollarësh. Është akoma rreth 20 herë më e lartë se ajo ku ishte në fillim të vitit.

Të fundit