Flash News

E-TJERA

‘Keqmenaxhim’ i financave të QSH-ve/ KLSH kallëzon dy funksionarë të Ministrisë së Shëndetësisë

‘Keqmenaxhim’ i financave të QSH-ve/ KLSH kallëzon dy

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer një auditim në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale lidhur me përputhshmërinë e veprimtarisë ekonomiko-financiare.

Sipas KLSH, nga auditimi i kryer janë konstatuar shkelje nga “Drejtori i Kabinetit pranë MSHMS, në cilësinë e Koordinatorit të Përgjithshëm të Projektit “Përmirësimi i Sistemit Shëndetësor”, si edhe ish Drejtorit  të FDSKSH-së lidhur me mos funksionalitetin e sistemit të menaxhimit finanicar në 420 QSH-ve, të kryera në kundërshtim flagrant me aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë detyrën e tyre funksionale, të cilat në tërësinë e tyre përbëjnë konsumim të elementeve të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” .

Lidhur me shkeljet e gjetura gjatë autidimit, KLSH ka kallëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dy funksionarët.

Të fundit