Flash News

E-TJERA

Keqtrajtoi fëmijën e mitur në kopsht, shpallet në kërkim edukatorja në Tiranë

Keqtrajtoi fëmijën e mitur në kopsht, shpallet në

Një edukatore e një kopshti në zonën e Astirit u shpall në kërkim pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një fëmijë të mitur gjatë qëndrimit në kopsht.

Ka qenë babai i fëmijës i cili ka denoncuar se edukatorja e ka goditur me shpullë.

Pas denoncimit 46-vjeçarja nuk është gjetur në shtëpi dhe po punohet për ta lokalizuar për sqarimin e ngjarjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases R. G., 46 vjeçe, pasi ka kallëzuar një shtetas, se shtetasja R. G. ka keqtrajtuar djalin e tij të mitur, në kopshtin ku ajo punon si edukatore”, njoftoi policia.

Të fundit