Flash News

E-TJERA

“Këqyrja e disa kamerave dhe riinspektimi i plumbave”, gazetarja tregon ç’’mund të ndryshojë hetimin për 21 janarin

“Këqyrja e disa kamerave dhe riinspektimi i plumbave”,

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka bërë të ditur se si mund të ndryshojë hetimi për dosjen e 21 janarit, për të cilën Prokuroria e Tiranës ka vendosur të rihapë hetimin për vrasjen e Aleks Nikës, një nga katër protestuesit e vrarë.

 E ftuar në Open, gazetarja Hoxha thotë se ekspertizat e bëra në prokurorinë amerikane kanë sjellë rezultate të rëndësishme për hetimin.
Kujtoj se ekspertiza në plumb e Aleks Nikës është bërë në prokurorinë amerikane, madje ka pasur përgjigje, ku u tha se viaskat janë dëmtuar.
Ka pasur përgjigje edhe për kamerat e sigurisë, ku u vërtetua se ishte ndërhyrë në pamjet filmike, pas orës 12.
Grupi i hetimit pret përgjigje, cili laborator është i gatshëm ka aparatura të tilla që të japë përgjigje. Nuk është vetëm vrasja e Aleks Nikës, është dhe e Hekuran Dedës. Fajtor janë vetëm Ndre Prendi dhe Agim Llupo. Ndërkohë, janë pa autor dhe 7 plagosje.
Prokuroria ka thënë se disa nga këto veprime konsiderohen të ezauruara. Në interes do të jetë riekspertimi i disa kamerave të sigurisë, por dhe drejtimi i qitjes së armës. Do të ishte me shumë interes zbardhja e disa planeve, nga ku është qëlluar.
Çdo hetim ka të papriturat e veta. Nuk dua të besoj se kjo mund të jetë një procedurë e radhës, mbetet për t’u parë nga hetimi.
Nëse disa të dhëna do të dërgohen në laborator, si në Gjermani, pavarësisht se nuk ka një përgjigje konkrete nga laboratori gjerman, mund të ketë rezultat pozitiv.
Janë kqyrur mbi 130 armë, ka shkresa që tregojnë se me cilat armë është qëlluar”, thotë Hoxha.

 

Të fundit