Flash News

E-TJERA

Kërcënimet për luftë nga Rusia, Fino: Asnjë shqiptar nuk është larguar ende nga Ukraina

Kërcënimet për luftë nga Rusia, Fino: Asnjë shqiptar

Pavarësisht thirrjes së ministrisë së Jashtme, deri tani nuk është larguar asnjë shqiptar nuk është nga Ukraina, e cila kërcënohet nga pushtimi rus.

Në një intervistë në “Log.” në ABC, zv.ministrja e Jashtme, Megi Fino u shpreh se është një numër i vogël qytetarëve shqiptarë që ndodhen në shtetin ukrainas. Zv.ministrja tha se pas vënies së numrave të kontaktit disa qytetarë i kanë telefonuar, por vetëm për t’i falenderuar dhe ende asnjë nuk ka lëvizur.

Është një numër i vogël shqiptarësh atje. Gjej rastin të bëj thirrje që ata të shfrytëzojnë mundësinë të largohen. Së bashku me ambasadën në Varshavë që mbulon edhe Ukrainën kemi publikuar konktakte, për ndihmë. Është një numër i vogël qytetarësh.

Në numrat e telefonit  që i kemi publikuar, ka pasur disa shtetas që na kanë kontaktuar, na kanë falënderuar, por nuk kemi pasur asnjë kërkesë konkrete nga dikush prej tyre për t’u larguar nga Ukraina”, u shpreh Fino.

E pyetur nëse kanë një plan rezervë nëse situata agravon, zv.ministrja theksoi se nuk bëhet fjalë për evakuime, por këshillohen që të largohen.

 

Të fundit