Flash News

E-TJERA

Kërcënimi i Veliajt ndaj prokurorit Dado, Tela: Po kthehet në luftë që shmang fokusin nga çështja

Kërcënimi i Veliajt ndaj prokurorit Dado, Tela: Po kthehet në

Gazetari Andi Tela komentoi çështjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i arrestuar prej dy javësh me urdhër nga SPAK, por edhe reagimet e tij nga qelia me nota kërcënuese ndaj drejtësisë.

I ftuar në MCN, Tela tha se sot ka ndodhur dicka e paprecedentë në historinë e SPAK, pasi Veliaj publikoi transkriptin e dosjes pati reagim nga SPAK që publikoi një pjesë të ekstraktit ku nuk ishte fjala 'ndyrësirë', sic pretendon kryebashkiaku.

Sipas tij mbetet për tu parë si qëndron e vërteta sepse po kthehet në një luftë që shmang fokusin nga vetë çështja.

"Kemi disa ditë që Veliaj çdo ditë publikon disa statuse dhe çdo ditë kemi terma intimiduese ndaj prokurorit dhe gjyqtarit teksa shmanget Dumanin dhe pse çdo gjë është firmosur dhe nga Ols Dado dhe Dumani.

Sot ka ndodhur një gjë e paprecedentë në historinë e SPAK, pasi Veliaj publikoi transkriptin e dosjes pati reagim nga GJKKO dhe SPAK që publikoi një pjesë të ekstraktit ku nuk ishte fjala ndyrësirë dhe bëri atë që i tregoi publikut se termi ndyrësirë nuk ishte në procesverbal.

Tani presim dosjen origjinale për të parë si qëndron e vërteta, po kthehet në një luftë që shmang fokusin, Ols Dado kulaku i këtij regjimi i Berishës që e kthen Veliajn në viktimë, është lufta mes këtyre të dyve duke kaluar në plan të dytë dhe Bushka që ishte sot në SPAK po për të njëjtën çështje", tha Tela. 

 

Të fundit