Flash News

E-TJERA

‘Kërcënimi’ nga dezinformimi rus dhe kinez, vjen në Tiranë i dërguari special amerikan

‘Kërcënimi’ nga dezinformimi rus dhe kinez, vjen në

Kërcënimi’ nga dezinformimi rus dhe kinez do të sjellë në Ballkan koordinatorin për Qendrën Globale të Angazhimit James P. Rubin

Zyrtari i lartë amerikan do të vizitojë për 4 ditë Shqipërinë Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa departamenti i Shtetit njofton se ai do të udhëtojë nga data  10-14 prill.

“Në Podgoricë dhe Shkup, i dërguari i posaçëm Rubin do të takohet me zyrtarë qeveritarë për të forcuar mbështetjen për nismat kundër dezinformimit. Ai do të diskutojë përpjekjet e Rusisë, Republikës Popullore të Kinës dhe aktorëve të tjerë keqdashës që përdorin dezinformata për të minuar demokracinë dhe sigurinë kombëtare në mbarë globin, dhe se si kombet tona mund t’i kundërshtojnë së bashku kërcënimet në hapësirën e informacionit”, thuhet në deklaratë.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, i dërguari i posaçëm Rubin do të marrë pjesë në takime me ambasadorët amerikanë nga Ballkani Perëndimor.

Të fundit