Flash News

E-TJERA

Kërcënohen me jetë nga krimi, 8 prokurorë marrin mbrojtje

Kërcënohen me jetë nga krimi, 8 prokurorë marrin mbrojtje

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka bërë me dije se në vitin 2021, tetë prokurorë kërkuan mbrojtje. Numri ka ardhur në ulje krahësuar me 2020-ën.

Emrat e tyre nuk bëhen publikë për shkak të sigurisë së tyre. Kërkesat e tyre për mbrojtje jan ëpranuar menjëherë nga Policia e Shtetit, bën me dije KLP.

Sipas të dhënave bëhet me dije se kërcënimet e prokurorëve ka ardhur pikërisht nga qytetet me krimin më të madh në vend.

Ndërsa, 7 prokurorë të tjerë kanë kërkuar zgjatjen e mbrojtjes, me pretendimin se rreziku ndaj tyre, familjes dhe pasurisë, ekzistonte ende, pikërisht për shkak të detyrës.

“Komisioni për Mbrojtjen e Prokurorëve pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka pranuar të gjitha kërkesat e prokurorëve për mbrojtje policore dhe zgjatjen e mbrojtjes, pasi ka vlerësuar rast pas rasti informacionin, duke konstatuar se në rrethana serioze që rrezikonin jetën e prokurorëve dhe të familjes së tyre”, thuhet në raport.

 

Të fundit