Flash News

E-TJERA

Kërcënohet me armë ish-kreu i komunës Shëngjin, denoncon në polici

Kërcënohet me armë ish-kreu i komunës Shëngjin,

Ish kryetari i Komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçaj ka bërë një denoncim në polici, ku pretendon se është kërcënuar nga dy persona, të cilët i kanë zënë rrugën me makinë.

Ai ka deklaruar në polici se njëri prej personave ishte i armatosur.

Njoftimi i policisë Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi S. K. 56 vjeç, banues në Lezhë, dhe ka bërë kallëzim se ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij së bashku me djalin e shoferin, në aksin rrugor Lezhë-Milot, dhe konkretisht  sapo kalon vendin e quajtur M+, dy automjete i kanë dalë përpara duke i bllokuar rrugën.

Nga automjetet kanë zbritur dy persona të panjohur prej tij,  ku njëri prej tyre është afruar me vrap në drejtim të mjetit të tij dhe dyshohet se në dorë mbante një  pistoletë.

Drejtuesi i mjetit ku udhëtonte shtetasi S.K., ka manovruar duke e kthyer mjetin në drejtim të Lezhës dhe kanë ardhur menjëherë në polici ku kanë bërë edhe kallëzimin.

Në lidhje me kallzimin e shtetasit S.K., shërbimet e Policisë kanë njoftuar menjëherë Prokurorin si dhe nën drejtimin e tij, po kryejnë të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale me qëllimin zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

 

Të fundit