Flash News

E-TJERA

Kërcënohet prokurori i Përmetit, i vendosin fishek te dritarja e zyrës

Kërcënohet prokurori i Përmetit, i vendosin fishek te dritarja e

Prokurori i Prokurorisë së Përmetit Asllan Bajrami është kërcënuar në krye të detyrës. Burime bëjnë me dije se ai ka konstatuar një fishek në pjesë e jashtme të dritares së zyrës së tij.

Prokurori ka njoftuar menjëherë policinë, pasi pretendon se fisheku në dritaren e zyrës së tij është vendosur në shenjë mesazhi. Vlen të theksohet se zyra e prokurorit Asllan Bajrami është në godinën e Gjykatës së Përmetit.

Prokurori ka depozituar kallëzim, ndërsa policia ka nisur hetim lidhur me këtë ngjarje. Gjate ditëve të fundit, prokurori ka marrë edhe thirrje në celular nga numra privat, për të cilat po ashtu po zhvillohen hetime.

Të fundit