Flash News

E-TJERA

Kërcënoi biznesmenin për një tender, Gjykata lë në burg Luis Konomin

Kërcënoi biznesmenin për një tender, Gjykata lë në

Gjykata e Elbasanit ka caktuar këtë të enjte masën e sigurisë “Arrest me burg” për Luis Konomin.

Konomi është një nga personat e shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit pasi në bashkëpunim me 3 të arrestuarit e tjerë kanë kërcënuar biznesmenin në Cërrik.

Konomi ishte i shpallur në kërkim ndërsa u kap mbrëmjen e 19 prillit 2022 në një makinë me Rrajën, ku ishte shofer. Konomi kërcënoi biznesmenin e druve në Elbasan të tërhiqej nga tenderi për blerjen e druve.

Tre persona ranë në pranga më 11 prill të përfshirë në kanosjen e kërcënimin e biznesmenit. Të arrestuar ishin Algert Alcani, 27 vjeç, Edmir Boci, 37 vjeç dhe Shaqir Alcani, 62 vjeç. Më herët gjykata e Elbasanit vendosi masën e sigurisë arrest me burg per Edmir Bocin dhe Algert Cani dhe arrest shtepie per Shaqir Alcanin.

Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave.

Të fundit