Flash News

E-TJERA

Kërcënoi dhe përplasi me makinë ish-gruan, vetëdorëzohet shqiptari në Greqi

Kërcënoi dhe përplasi me makinë ish-gruan,

Është vetëdorëzuar një 41-vjeçar shqiptar paisi u denoncua nga ish-gruaja e tij se ai e kishte dhunuar dhe kërcënuar me armë.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari është paraqitur në Departamentin e Sigurimit të Halkidonës, duke u vënë në dispozicion të Autoriteteve.

Çifti janë ndarë rreth një viti e gjysmë më parë, por shqiptari kishte vijuar ta kërcënonte ish-gruan, madje dhe me armë në sy të fëmijëve.

Së fundmi shqiptari ka sulmuar për herë të dytë ish-gruan e tij, duke e përplasur me makinë teksa ajo kthehej nga puna me motor.

35-vjeçarja ka treguar për mediat greke momentet e tmerrit. Ajo është shprehur se po kthehej në shtëpi me motorin e saj, kur papritmas pa një makinë që po vinte drejt saj. Pasi e ka goditur me grusht dhe e ka hedhur në asfalt, 41-vjeçari ka nisur ta shajë ndërsa ajo ka bërë sikur i ka rënë të fikët.

 

Të fundit