Flash News

E-TJERA

Kërcënoi drejtësinë, KLGJ i përgjigjet Ramës: Kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë

Kërcënoi drejtësinë, KLGJ i përgjigjet Ramës:

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar pas deklaratave kërcënuese të kryeministrit Rama ndaj kreut të ILD dhe presionit ndaj SPAK.

KLGJ, në një reagim, shkruan se çdo përpjekje për cenimin e pavarësisë së gjyqësorit është kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit.

KLGJ thekson se gjyqtarët duhet të jenë të lirë nga çdo lloj forme që ndërhyn në vendimmarrje.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit në lidhje me deklaratat e bëra nga persona të veshur me pushtet, ekzekutiv apo politik si edhe media të caktuara, të cilat prekin figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve pranë gjykatave të posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar. KLGJ mban qëndrimin se çdo përpjekje për të cenuar pavarësinë e gjyqësorit, nëpërmjet trysnisë apo presionit të çfarëdo lloji, përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj pavarësisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Këshilli në përmbushje të angazhimeve të tij ligjore, ju bën thirrje të gjithë aktorëve që të shmangin trysninë në formën e deklaratave, citimeve apo aludimeve që cenojnë gjyqtarët për shkak të ushtrimit të funksionit.

Në një shtet të së drejtës, pavarësia e gjyqësorit është një ndër shtyllat themelore për garantimin e drejtësisë dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Gjyqtarët duhet të jenë të lirë nga çdo lloj forme që ndërhyn në vendimmarrje, në mënyrë që të ushtrojnë detyrën në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Këshilli thekson se në një shtet që është duke përmbushur kriteret e anëtarësimit në BE, mënyra e vetme e kundërshtimit të një vendimmarrjeje gjyqësore duhet të jetë përmes ushtrimit të mjeteve ligjore, duke u ankuar në një gjykatë më të lartë”, thuhet në reagimin e KLGJ.

Të fundit