Flash News
Deputetët votojnë mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit francez
Vritet CEO i kompanisë së madhe të sigurimeve në New York
Zjarri shkrumbon banesën në Lezhë, shpëtojnë anëtarët e familjes
Sherr masiv në Tiranë, tre të plagosur nga përplasja me sende të forta
Korçë/ 47-vjeçari gjendet i pajetë në makinë, rrethanat mbeten misterioze
Kërcënoi gazetarin, vihet nën hetim punonjësi i Bashkisë së Pogradecit
Policia e Pogradecit ka vendosur nën hetim punonjësin e Bashkisë së Pogradecit, shtetasin Y.B., për veprën penale ‘Kanosje për shkak të detyrës’.
Punonjësi kanosi dhe kërcënoi gazetarin Armand Brago i cili denoncoi më pas punonjësin.
“Dyshime se kërcënoi gazetarin, Prokuroria Korçë regjistron procedim penal për shtetasin Y.B., për veprën penale ‘Kanosje për shkak të detyrës’
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka regjistruar procedimin penal nr. 1415, datë 07.11.2024 për veprën penale ‘Kanosje për shkak të detyrës’ ndaj shtetasit Y.B.
Procedimi penal u regjistrua kryesisht pasi shtetasi A.B, me detyrë gazetar, denoncoi publikisht se është kërcënuar nga një punonjës në Bashkinë e Pogradecit.
Duke pasur parasysh interesin mbi këtë çështje, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë shpreh angazhimin për ndjekjen me përparësi dhe informimin e publikut mbi ecurinë e saj”, thuhet në njoftim.