Flash News

E-TJERA

Kërcënoi gjyqtarin e Fierit, policia kontrolle në banesën e ‘Ben Qimes’, gjendet një pistoletë

Kërcënoi gjyqtarin e Fierit, policia kontrolle në banesën e

Policia ka kryer kontrolle në banesën e Arben Isufajt, i njohur ndryshe edhe si ‘Ben Qimja’, pasi dyshohet se ka kërcënuar gjyqtarin e Fierit Vladimir Cjapi.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 1 palë targa të huaja, jelek multifuksional si i Policisë, si edhe disa celularë e dokumente.

Po ashtu, policia ka shoqëruar persona të lidhur me Isufajn, ndërsa po kryhen kontrolle për kapjen e këtij të fundit.

“Kryhen kontrolle në ambiente dhe automjete, në pronësi të shtetasit të shpallur në kërkim si autor i këtij rasti.

Gjenden dhe sekuestrohen: 1 armë zjarri pistoletë, 1 palë targa të huaja, jelek multifuksional si i Policisë, 2 pajisje DVR, 6 celularë dhe dokumenta zyrtarë.

Në vijim të veprimeve, shoqërohen në ambientet e Policisë, disa shtetas (me lidhje me shtetasin e shpallur në kërkim).

Në zbatim të vendimit të datës 19.02.2025, të Gjykatës së Fierit, Policia e Fierit dhe “RENEA” kanë kryer kontrolle në banesa, ambiente dhe automjete, në pronësi të shtetasit A. I., 55 vjeç, banues në lagjen "Sheq i Madh", i cili është kallëzuar në Prokurorinë e Fierit, nga një gjyqtar i Gjykatës së Fierit, për kanosje të kryer më datë 12.02.2025.

55-vjeçari është shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja e gjyqtarit” dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".

Me qëllim hetimin e plotë të rastit, Policia ka sekuestruar sende që do t’i shërbejnë hetimit, si dhe ka shoqëruar shtetas të lidhur me shtetasin A. I.

Policia e Fierit informon se po kryhen kontrolle intensive për kapjen e 55-vjeçarit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të përgjegjësisë penale të tij, për këtë rast që ka cenuar për shkak të detyrës, një anëtar të Gjykatës së Fieri.

Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të fundit