Flash News

E-TJERA

Kërcënoi me armë 32-vjeçarin në Tropojë dhe i mori makinën, policia shpall në kërkim të riun

Kërcënoi me armë 32-vjeçarin në Tropojë dhe i

Policia ka shpallur në kërkim Emiljan Pepkolaj pasi akuzohet se i ka bërë pritë një 32-vjeçari në aksin rrugor Bajram Curr-Fierzë.

Pasi e ka kërcënuar me armë zjarri, 22-vjeçari i ka marrë automjetin dhe ka tentuar të arratiset. Ai e ka braktisur automjetin në një zonë duke përfituar nga errësira në momentin që kishte konstatuar që po ndiqej nga policia.

Uniformat blu po punojnë në mënyrë që të bëjnë të mundur kapjen e 22-vjeçarit ndërkohë që materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kanosi me armë, për motive të dobëta, një 32-vjeçar, dhe i mori automjetin, shpallet në kërkim 22-vjeçari, në kuadër të operacionit policor të koduar “Dubrav”.

Gjatë ndjekjes nga Policia, 22-vjeçari braktisi automjetin e 32-vjeçarit dhe duke përfituar nga errësira, mundi të largohej.

Policia vijon kontrollin e zonës, për kapjen e 22-vjeçarit dhe sekuestrimin e armës së zjarrit pistoletë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë shpallën në kërkim, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, shtetasin E. P., 22 vjeç, banues në fshatin Breg Lumë, Tropojë.

Ky shtetas u shpall në kërkim pasi, rreth orës 21:15 të mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Bajram Curri-Fierzë, në vendin e quajtur “Dubrav”, ka kanosur me armë zjarri pistoletë, për motive të dobta, shtetasin G. N., i ka marrë automjetin atij dhe është larguar.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, kanë organizuar punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Dubrav”, janë vënë në ndjekje të autorit.

22-vjeçari, kur ka konstatuar se po ndiqej nga Policia, në vendin e quajtur “Kalata e trageteve”, Fierzë, ka braktisur automjetin tip “Lançia” dhe duke përfituar nga errësira, ka mundur të largohet.

Shërbimet e Policisë kontrollin e zonës, për kapjen e 22-vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit