Flash News

E-TJERA

Nëna vdiq kurse i ati në burg, ja çfarë do ndodhë me kujdestarinë e 4 fëmijëve

Nëna vdiq kurse i ati në burg, ja çfarë do ndodhë me

Pandeli Nakoleci, 40-vjeçari shqiptar që vrau në mënyrë barbare bashkëshorten e tij Marjola Nakoleci në Volos të Greqisë, pritet të dalë përpara gjykatës.

Gazetat greke shkruajnë se e ndjera la pas 4 fëmijë.

Sipas gazetës ‘Kathimerini’: “Në të njëjtën kohë me procesin gjyqësor, mbetet serioze çështja e kujdestarisë së katër fëmijëve të familjes. Tre prej tyre janë të mitur, me moshë 6, 13 dhe 16 vjeç, ndërsa ka edhe një vajzë 18 vjeçe që sapo u bë e rritur”.

"Me urdhër të Prokurorisë së Volosit, që nga dje ka nisur një hetim urgjent social nga shërbimi social i bashkisë. Punonjësit socialë dhe psikologët kanë nisur kontakte me të afërm nga të dyja anët për të vlerësuar se cili do të ishte ambienti më i mirë për fëmijët.

Sipas informacioneve, dy motrat e 36-vjeçares, njëra në Skiathos dhe tjetra në Itali, kanë shprehur interes, ashtu si edhe gjyshi nga ana e babait, i cili jeton në Shqipëri.

Fëmijët duan të qëndrojnë në Greqi, dhe skenari më i mundshëm që po shqyrtohet është dhënia e kujdestarisë te tezja nga Skiathos, me mbështetje financiare nga tezja që ndodhet në Itali.

Të gjitha procedurat do të përfundojnë pas kthimit të fëmijëve nga Shqipëria, ndërsa vendimi përfundimtar do të merret nga prokuroria,” shkruan gazeta.

Të fundit