Flash News

E-TJERA

Kërcënoi me jetë dy persona, arrestohet 34-vjeçari në Fier

Kërcënoi me jetë dy persona, arrestohet 34-vjeçari në

Është arrestuar një 34-vjeçar në Fier pasi ka kanosur dy persona për motive të dobëta me armë gjahu të cilën e mbante pa leje.

Tre persona janë proceduar në gjendje të lirë për veprat penale vjedhja dhe dhuna ndaj nënës dhe bashkëshortes. Me rastet do të merret Prokuroria e Fierit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Komisariati i Policisë Divjakë arrestoi në flagrancë shtetasin Y. V., 34 vjeç, banues në fshatin Gërmenjë e Vogël, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur 2 shtetas, me një armë gjahu që e mbante pa leje. Shërbimet e Policisë e sekuestruan këtë armë gjahu, në cilësinë e provës materiale.

Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për shtetasit:

-M. G., 34 vjeç, banues në fshatin Plyk, pasi dyshohet se i ka vjedhur celularin një shtetasi;

-M. S., 36 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Ç., 41 vjeç, banues në fshatin Sheq Marinas, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit