Flash News

E-TJERA

Kërcënoi me thikë fëmijët në park, arrestohet 39-vjeçari shqiptar në Itali

Kërcënoi me thikë fëmijët në park, arrestohet

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Como, pasi akuzohet se ka kërcënuar me thikë një grup fëmijësh në një park publik. Ngjarja ndodhi disa ditë më parë në Albate, rajoni i Milanos, duke shkaktuar panik tek prindërit dhe banorët e zonës.

Sipas raportimeve, policia ndërhyri menjëherë pas njoftimeve për një burrë të armatosur me thikë, i cili po kërcënonte të miturit në parkun e vogël në ‘Via Canturina’. Pas mbërritjes në vendngjarje, oficerët e patrullës lokalizuan 39-vjeçarin shqiptar dhe gjatë kontrollit fizik i gjetën një thikë me gjatësi 20 cm dhe një teh 8 cm.

I arrestuari ka deklaruar para autoriteteve se ishte irrituar nga grupi i fëmijëve që po pinin duhan pranë tij dhe djalit të tij të vogël, i cili po luante me top në park. Megjithatë, policia italiane ka ngritur ndaj tij akuzat për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të incidentit.

Të fundit