Flash News

E-TJERA

Kërcënoi me thikë klientët për një faturë, shpallet në kërkim pronari i restorantit në Sarandë

Kërcënoi me thikë klientët për një faturë,

Pronari i një restoranti në Sarandë është shpallur në kërkim pasi kërcënoi me thikë klientët. Mësohet se shkak është bërë konflikti për faturën e restorantit, të cilën klientët nuk kanë pranuar ta paguajnë.

Kjo ka shkaktuar konfliktin duke bërë që pronari t’i ndjekë dhe kërcënojë me thikë.

"Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqej nje shtetas i cili kishte kanosur me mjet prerës, disa klientë, në një lokal, në qytetin e Sarandës, ju informojmë se: Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, për ngjarjen e ndodhur, janë kryer të  gjitha veprimet hetimore dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. Ç., 48 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas, dyshohet se në ambientet e subjektit të tij, në lagjen nr.1, Sarandë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës (thikë), disa klientë. Vijon puna për kapjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

 

Të fundit