Flash News

E-TJERA

Kërcënoi nënkryetarin e bashkisë së Krujës, procedohet 66-vjeçari

Kërcënoi nënkryetarin e bashkisë së Krujës,
Florind Cerhozi

Nënkryetari i bashkisë Krujës, Florind Cerhozi është kanosur për shkak të detyrës.

Kështu bën me dije policia, ndërsa njofton se personi që e ka kanosur është proceduar penalisht. Ai është M.H., 66-vjeç. Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

"Specialistët për hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë proceduan penalisht, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, shtetasin M. H., 66 vjeç, pasi ka kanosur për shkak të detyrës shtetasin F. C., 37 vjeç, me detyrë nënkryetar i bashkisë Krujë", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit