Flash News

E-TJERA

Kërcënoi një efektiv të FNSH-së, arrestohet një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore në Fier

Kërcënoi një efektiv të FNSH-së, arrestohet një
Policia e Fierit ka arrestuar një prej personave më të rrezikshëm për rendin dhe sigurinë publike, i cili akuzohet për kanosje ndaj një efektivi të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH).

Në pranga ka rënë Alesio Xhelo, 40 vjeç, i njohur ndryshe si “Titi”, i cili më parë ka përdorur edhe emrin Astrit Hasani. Ky shtetas ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, me mbikëqyrje policore 24-orëshe, për një sërë veprash penale të rënda, përfshirë:

Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak
Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit
Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit, në bashkëpunim
Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, Xhelo ka kërcënuar, sharë dhe ofenduar një punonjës të FNSH-së, i cili ndodhej në detyrë për mbikëqyrjen e tij. Për këtë arsye, ai u arrestua dhe ndaj tij kanë nisur hetimet për akuzën e "Kanosjes për shkak të detyrës".

Të fundit