Flash News

E-TJERA

Kërcënoi Ramën, dënohet me 1 vit burg 62-vjeçari; gjykata nuk mori parasysh pendesën

Kërcënoi Ramën, dënohet me 1 vit burg 62-vjeçari;

Ivzi Hoxha, 62 vjeç, u dënua me një vit burgim pasi akuzohet se ka kërcënuar kryeministrin Edi Rama.

Gjykata e Tiranës gjeti fajtor 62-vjeçarin i cili është dënuar për veprën penale “kanosje për shkak të detyrës”. Gjyqtari i çështjes, Kujtim Vranici deklaroi se për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi ndaj Hoxhës ulet me një të tretën dhe në përfundim, 62-vjeçari duhet të vuajë 8 muaj heqje lirie.

“Kërkoj mëshirë nga gjykata, ndihem i penduar”, deklaroi Hoxha para trupës gjykuese.

Prokurori i çështjes theksoi se në fillim të këtij viti, i dyshuari gjatë një transmetimi direkt në televizionin “Ora Neës” kërcënoi publikisht kryeministrin dhe të birin. Pas kësaj, Hoxha u shoqërua në komisariat ku dhe u arrestua.

Hoxha ka pohuar se ishte i stresuar për shkak të konflikteve të pronësisë që kishet me Bashkinë e cila do të investonte pallate në tokën e tij. Këto pallate do të shkonin për të dmëtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Prokuroria e Tiranës këmbëngul se kanosja e kryeministrit ishte reale  jo vetëm nga përmbajtja e fjalive, por nga urrejtja  e shfaqur në këtë transmetim.

Të fundit