Flash News

E-TJERA

Kërcënoi se do shpërthente bombolën e gazit, policia e Vlorës zbardh detajet: I riu, person me probleme mendore

Kërcënoi se do shpërthente bombolën e gazit, policia e
Foto ilustruese

Policia e Vlorës ka zbardhur detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë, ku një person kërcënoi se do të shpërthente një bombol gazi.

Pas arrestimit të 28-vjeçarit A. G., me ndërhyrjen e FNSH-së, policia sqaron se i riu ishte person me probleme mendore.

“Më datë 28.12.2020, rreth orës 12:50, shërbimet e Policisë Vlorë, pasi kanë marrë njoftimin se në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, një person i sëmure nga shëndeti mendor po sillte shqetësime për banorët, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se ky shtetas ishte izoluar i vetëm, në një lokal, duke mbajtur në dorë një palë gërshërë dhe më pas ka marrë një bombul gazi.

28-vjeçari dhe pas negociatave me shërbimet e Policisë Vlorë, nuk pranoi të dilte dhe ka kërcënuar  se do të përdorte bombulën e gazit për të dëmtuar veten.

Në ndihmë të shërbimeve është afruar grupi i FNSH-ës të cilët falë ndërhyrjes profesionale dhe të shpejtë bën të mundur neutralizimin dhe  shoqërimin e 28-vjeçarit.

Në përfundim të veprimeve shtetasi A. G., 28 vjeç, u shoqërua në Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali”, Vlorë për të marrë mjekimin e nevojshëm”, sqaron policia.

Të fundit