Flash News

E-TJERA

Kërcënuan djalin e tij, babai i futbollistit të Kombëtares për Politiko: Nuk ka javë e muaj që nuk flasin për "tradhtarin e Kosovës"

Kërcënuan djalin e tij, babai i futbollistit të Kombëtares

Në ndeshjen e mbrëmshme, Shqipëria humbi thellë ndaj Polonisë me rezultatin 4-1. Prej disa kohësh djemtë kuq e zi nuk janë në formën e tyre më të mirë dhe kjo gjë u duk edhe në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Polonisë.

Kërcënuan djalin e tij, babai i futbollistit të Kombëtares

Lojtari që u kritikua më shumë ishte Ardian Ismajli. Lojtari shqiptar nga Kosova së fundmi është transferuar tek Empoli dhe ndeshja e djeshme nuk ishte performanca e tij më e mirë. Lidhur me gjitha sulmet që ka marrë mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, ka reaguar dhe i ati i Ardianit, Ilmi Ismajli, i cili përmes një postimi në Facebook shkruan se ai dhe familja e tij kanë marrë mesazhe fyese dhe kërcënuese.

"Që prej momentit që kemi zgjedhur Kombëtaren Shqiptare, kemi kaluar periudhë të vështirë nga kërcënimet, fyerjet dhe etiketimet që i bëhen një lojtari dhe familjes së tij"- shkruan babai i Ardianit në postimin e tij në Facebook.

Ai vazhdon më tej duke treguar se këto fyerje dhe kërcënime ende vazhdojnë dhe se ai beson se këto madje "janë porositur nga njerëz të fuqishëm."

Por sipas babait të mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, këto kërcënime dhe fyerje vetëm sa e forcojnë "që të punojë dhe të arrijë majat e futbollit botëror".

Kërcënuan djalin e tij, babai i futbollistit të Kombëtares

Politiko ka biseduar me Ilmi Ismajlin, babanë e Ardianit dhe ai ka treguar që "nuk ka muaj mos të them javë që nuk shkruhet apo flitet për "tradhtarin" e Kosovës dhe shkak i këtyre shkrimeve po ka reagime nga më të ashprat nga dashamirët e futbollit."

Ismajli ka preferuar mos të japë detaje më shumë lidhur me situatën, por thotë se më vonë do të tregojë më shumë.

Politiko.al

Të fundit