Flash News

E-TJERA

Kërcet arma në Peqin, policia niset drejt vendngjarjes

Kërcet arma në Peqin, policia niset drejt vendngjarjes

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në qytetin e Peqinit paraditen e sotme.

Policia bën me dije se pas një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasve L. E., 50 vjeç dhe A. C., 40 vjeç, dyshohet se ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në ajër

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:30, në lagjen "Xhami", dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasve L. E., 50 vjeç dhe A. C., 40 vjeç, dyshohet se ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në ajër. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e shtetasve L. E. dhe A. C.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Të fundit