Flash News

E-TJERA

Kërkesa e Lefter Kokës nga burgu: Hiqni sekuestron e kantinës së verës

Kërkesa e Lefter Kokës nga burgu: Hiqni sekuestron e kantinës

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka i ka kërkuar Gjykatës së Lartë heqjen e sekuestros së kantinës së verës, ku rezulton të jetë pronar me 88.19% të aksioneve. 

Kjo lëvizje vjen pasi kërkesa e tij për ndryshim të masës së sigurisë u rrëzua më herët nga gjykata.

Ish-ministri u arrestua më 14 dhjetor dhe dyshohet se është i implikuar në aferën e inceneratorëve.

GJKKO caktoi për Kokën masën e sigurisë “arrest me burg” dhe aktualisht ai po mbahet në paraburgimin e 313-ës. Ish-ministri akuzohet për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion.

 

 

 

 

Të fundit