Flash News

E-TJERA

Kërkesa e PS për shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë, dështon mbledhja e KQZ

Kërkesa e PS për shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë,

Mbledhja e Komisionit Rregullator në KQZ ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit.

Kjo ka bërë të pamundur shqyrtimin e propozimit të PS për të shtyre orarin e votimit në qytetin e Vlorës, për shkak të zhvillimit të Giro D’Italia.

Në fokus të mbledhjes ishte shqyrtimi i kërkesës për zgjatjen e afatit të votimit në 55 qendra votimi në këtë qark, për shkak të kufizimeve në lëvizje të shkaktuara nga aktiviteti ndërkombëtar sportiv “Giro D’Italia”.

Por mungesa e dy anëtarëve të opozitës, të cilët bojkotuan seancën, çoi në mosarritjen e kuorumit të nevojshëm për zhvillimin e saj.

Të fundit