Flash News

E-TJERA

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Bllakos, reagon Kuvendi: E shqyrtojmë nesër

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Bllakos, reagon Kuvendi: E

Vjen reagimi i Kuvendit të Shqipërisë, pasi SPAK i dërgoi një kërkesë për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Alqi Bllakos.

Sipas njoftimit të Kuvendit, kërkesa do të shqyrtohet nesër në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin të Kuvendit.

“Ju njoftoj se nesër, më datë 30.03.2022, ora 18:00, në Kryesinë e Kuvendit, nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin të Kuvendit, për shqyrtimin e kërkesës së ardhur nga SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Alqi Bllako. (Urdhër nr. 22, datë 29.03.2022, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.)”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Në shkresën drejtuar Kuvendit jepen të njëjtat argumente që SPAK ka në dosjen hetimore, ku thuhet se Bllako, me detyrë ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, në bashkëpunim me persona të tjerë, gjatë procedurës së shpronësimit të tokës për ndërtimin e inceneratorit të Fier janë kryer veprime dhe mosveprime të kundraligjshme, duke lejuar me dashje ardhjen e pasojës, shkaktimin e një dëmi në buxhetin e shtetit, prej 16.288,344.

Sipas SPAK ka rezultuar e nevojshme dhe e bazuar caktimi i masës "arrest në burg", ndaj shtetasit Alqi Bllako, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Shpërdorimit të detyrës", në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal dhe "Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë", parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

Të fundit