Flash News

E-TJERA

Kërkimet për turistin holandez në lumin Osum, Presidenti i Rafting: E vështirë të gjendet trupi

Kërkimet për turistin holandez në lumin Osum, Presidenti i

President i Federatës Shqiptare të Rafting, Zamo Spathara, ka treguar sesi kanë gjetur turisten holandeze një ditë më parë, në kanionet e lumit Osum.

Spathara në një intervistë për Report Tv u shpreh se e ata i kanë dhënë ndihmën e parë 64-vjeçares, Helma Schurmmans, dhe më pas janë nisur për të kërkuar në pikat ku ato mendonin partnerin e saj Jules Schurmmans, 68 vjeç, trupi i të cilit ende nuk është gjetur.

Sipas Spatharës, ka shumë rrezik që trupi i tij do të jetë zhytur në ujë e se është e vështirë të gjendet.

Ne e dimë rrezikun se ku është dhe falë rregullore sonë të fortë ne kemi mundur që të mbajmë një standard të tillë pa humbje jete. Dje ishte një ditë shumë e rëndë.

Ne ishim dje në aktivitete tona dhe rastësisht shohim një zonjë që kishte ndaluar buzë lumit dhe ishte pothuajse e rraskapitur dhe ishte në gradët e fundit të jetës. E morëm e veshëm me rrobat tona. Tani që ka ujë shumë duhet të jesh i veshur me një veshje termike për të mbajtur një temperaturë konstante të trupit. Duhet të ketë një skafandër.

Ne e gjetëm buzë lumit, ishte në një gjendje të vështirë. Pasi mori veten, ne e morëm e shoqëruam i dhamë ndihmën e parë. Shumë shpejt u nismë drejt kanionit nuk gjetëm asgjë. Pamë në të gjitha pikat ku mendonim se mund ta gjenim. Tani mendojmë se trupi është zhytur poshtë ujit dhe është e vështirë të gjendet.’- tha Spathara.

 

Të fundit