Flash News

E-TJERA

"Kërkimi për trupat, i ngathët”, Karamuço: Kanë frikë të bëjnë telefonata

"Kërkimi për trupat, i ngathët”, Karamuço:

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka komentuar ngjarjen e rëndë që tronditi Shkodrën pasi një nënë me 3 fëmijë dyshohet se është hedhur në lumë pas dhunës nga bashkëshorti.

I ftuar në Top Story kërkimi për trupat e pagjetur ka qenë shumë i ngathët, sepse kanë frikë të bëjnë telefonata. 

Karamuço: Kërkimi vazhdonte shumë i ngathët, Kosova shpalli dy ditë zie kombëtare për atë rastin, ne e vonuam këtë, vetëm sot pas një iniciative që e mori ministri i Brendshëm, kanë frikë të bëjnë telefona, t’i thonë ushtrisë hajdeni me ne sonte, s‘duan ta bëjnë të madhe hajde të bëjmë ndonjë sukses.

Kanë bërë punë të mirë, por jo dy, pesë varka, duhet të ishin të gjitha, 100 varka.

Sa më shpejt ti kapin këto kufoma, deri në Kroaci kanë ikur kufomat, ka dendësi të bimësisë, rrymë të shtuar, sa më shpejt të bëhet kontrolli e trupat janë të tillë që në këtë temperaturë që të dalin mbi ujë. Në një xhep mund të rrijë për dy tre orë dhe largohet në një rrymë.

Të fundit