Flash News

E-TJERA

Kërkohej për trafik droge në Itali, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari

Kërkohej për trafik droge në Itali, arrestohet në

Policia ka vënë në pranga një 43-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali.

F. Rr ka marrë një urdhër arresti nga Gjykata e Gjenovës për veprën penale “Trafik i drogës”. Ndërkohë pritet që të vijojnë procedurat për ekstradimin e 43-vjeçarit.

Postim i plotë:

Tiranë

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 43-vjeçari i dënuar për veprën penale "Trafik i drogës".

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5 si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejtë Italisë të shtetasit

F. Rr, 43 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Genovas, Itali, ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombetar, për veprën penale “Trafik i drogës", parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Të fundit