Flash News

E-TJERA

Kërkohej nga drejtësia në Austri, 48-vjeçari arrestohet në Morinë

Kërkohej nga drejtësia në Austri, 48-vjeçari arrestohet

Interpol Tiranën dhe Policia Kufitare e Morinës kanë arrestuar një 48-vjeçar nga Kosova, pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria. Shtetasi me iniciale B. S., 48 vjeç është vënë në pranga nga Policia Kufitare, me qëllim ekstradimin në shtetin austriak.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinë, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, pasi organet e Drejtësisë NCB Viena, Austri, kanë lëshuar për të urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Njoftimi i plotë:

Policia kap dhe vë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria.

Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Policinë Kufitare Morinë, me qëllim ekstradimin në shtetin austriak.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit dhe Pasurisë në DVP Kukës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Morinë dhe me Interpol Tiranën, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, bënë arrestimin provizor të shtetasit B. S., 48 vjeç, banues në Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinë, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, pasi organet e Drejtësisë NCB Viena, Austri, kanë lëshuar për të urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit