All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Kërkohej nga Gjermania, i riu nga Kazakistani kapet në doganën e Muriqanit

All - Paragraf - 1

Kërkohej nga Gjermania, i riu nga Kazakistani kapet në doganën e

Një 32-vjeçar nga Kazakistani, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane është arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit.

All - Paragraf - 3

Sipas policisë, i riu akuzohet në Gjermani për shkelje të ligjit të narkotikëve. Ndaj tij është vendosur masa e sigurisë arrest në burg nga Gjykata Lokale e Kempten në Gjermani më 27 Prill 2022.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shërbimet e PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, falë shkëmbimit të informacionit më Interpol Tirana, kanë vënë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

A. K. 32 vjeç, lindur në Kazakistan dhe banues në Gjermani.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme bënë ndalimin e këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij në Gjermani, pasi Gjykata Lokale e Kempten, Gjermani, me vendimin e datës 27.04.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkelje e ligjit për narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese gjermane po kryhen veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi, në Gjermani.

 

Të fundit